PSG arrin marrëveshje me talentin brazilian të Corinthians
Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me talentin brazilian të Corinthians, Gabriel Moscardo, në vlerë prej 20 milionë euro, siç mësojnë burimet e ESPN-së.
Drejtori sportiv i PSG-së, Luís Campos, udhëtoi në Brazil në fillim të këtij muaji për të parë Moscardo dhe klubi tani ka rënë dakord për një marrëveshje prej 20 milionë eurosh për mesfushorin. ESPN raportoi verën e kaluar se Chelseas iu ishte refuzuar një ofertë prej 22 milionë dollarësh.

Skuadra të tjera në Evropë, si Arsenali, Manchester United dhe Atlético Madrid, gjithashtu vëzhguan lojtarin e Corinthians por nuk bënë oferta.
Burimet kanë thënë për ESPN se Moscardo së fundmi ka vizituar Parisin dhe do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin.
Para se Moscardo të bëhej profesionist, edhe Barcelona tregoi interes për lojtarin, por bisedimet nuk vazhduan.
I promovuar në ekipin e parë këtë sezon, Moscardo ka bërë 25 paraqitje për Corinthians, duke shënuar një gol dhe një asistim.

Ai është 18-vjeçar dhe po cilësohet e ardhmja e mesfushës së Brazilit, ku tashmë ka bërë një paraqitje për grupmoshat U23.