PSG apo Real Madrid? Samir Nasri i jep këshillë Kylian Mbappes - NACIONALE

PSG apo Real Madrid? Samir Nasri i jep këshillë Kylian Mbappes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish futbollisti i Manchester Cityt Samir Nasri e ka këshilluar sulmuesin Kylian Mbappe të qëndrojë te Paris Saint-Germain.

Francezit i skadon kontrata në verë dhe ka raportime të vazhdueshme se mund t’i bashkohet Real Madridit si agjent i lirë në verë.

Sidoqoftë, Nasr gjatë një intervistë për “Canal+” e ka këshilluar të qëndrojë te “Parisienët” pasi edhe ka lindur në Paris.

Nëse largohet do të lërë hapësirë, por me buxhetin e tyre ata do të ishin në gjendje të transferonin lojtarë të tjerë, që sigurisht nuk do ta zëvendësonin Mbappen. Ai ka rëndësi të madhe, qoftë te Franca ose klubi”.

Dy vite më parë e kam thënë se ishte lojtari më i mirë në botë, ende besoj. Ai vjen nga rajoni i Parisit dhe nëse do të isha ai, do të qëndroja te PSG-ja. Në vend që të shkoja te Real Madrid për ta fituar Ligën e Kampionëve për herën e 50-të... derisa PSG asnjëherë nuk e ka fituar”.

Nëse Marseille do të drejtohej nga Katari kur isha në klub, asnjëherë s’do të largohesha. Është më mirë të jesh mbreti i njerëzve tuaj”, deklaroi ai.

PSG ende nuk ka nisur negociatat për rinovimin me Mbappen, meqenëse lojtari iu refuzoi disa oferta gjatë verës së kaluar.

Sidoqoftë, Mbappe mbetet dëshira e madhe e Florentino Perezit edhe pse Real Madrid mohoi zyrtarisht negociatat me francezin gjatë ditëve të kaluara.

Lajme të ngjashme