Pse Man Unitedi ia ofroi fanellën me numër 7 Mountit dhe jo Garnachos? - NACIONALE

Pse Man Unitedi ia ofroi fanellën me numër 7 Mountit dhe jo Garnachos?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ia ofroi mesfushorit Mason Mount fanellën me numrin 7 për t’ia dëshmuar sesa shumë e vlerëson klubi arritjen e tij në “Old Trafford”.

Anglezi u prezantua në “Old Trafford” të mërkurën, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare me opsion për një tjetër në një marrëveshje që kushtoi 55 milionë funte plus 5 milionë funte bonuse.

Menjëherë pas zyrtarzimit, u njoftua që Mount do ta mbajë numrin 7 në fanellë që i takonte Cristiano Ronaldos vitin e kaluar, derisa ishte mbajtur edhe nga shumë legjenda si George Best, Bryan Robson, Eric Cantona dhe David Beckham.

Alejandro Garnacho ishte konsideruar si futbollisti që do ta mbajë numrin që e la të lirë portugezi, pasi nënshkroi kontratë afatgjatë muajin e kaluar.

Sidoqoftë, tani raportohet se trajneri Erik ten Hag i kishte ofruar numrin 7 Mountit në bisedimet e hershme me lojtarin.

Manchester Evening News raporton se vendimi i Ten Hag dëshmonte sa shumë do të vlerësohet Mount, i cili pritet të ketë rol të rëndësishëm në 11-shen bazë edicionin e ardhshëm.

Garnacho në anën tjetër e pëlqeu postimin që konfirmonte se Mount do ta mbajë numrin legjendar në fanellë.

Mount ishte transferimi i parë i Man Unitedit, ku vendosi të largohet nga Chelseas pas 18 viteve.

Nuk është asnjëherë lehtë të largohesh nga klubi ku rritesh, por Man United do të jep një sfidë emocionuese për fazën e re të karrierës”.

Duke garuar ndaj tyre, e di çfarë skuadre të fuqishme po i bashkohem dhe mezi pres të jem pjesë e grupit për të fituar trofe”.

Të gjithë mund të shohin se klubi ka bërë hapa të mëdhenj nën Erik ten Hag. Kam ambicie të mëdha, e di çfarë ndjenje e mrekullueshme është të fitosh trofe dhe çfarë duhet bërë. Do të bëj gjithçka për ta ndjerë këtë edhe me Man Unitedin”, deklaroi Mount pas prezantimit.

Lajme të ngjashme