Pse Chelsea nuk do të ketë sponsor në pjesën e përparme të fanellës ndaj Liverpoolit - NACIONALE

Pse Chelsea nuk do të ketë sponsor në pjesën e përparme të fanellës ndaj Liverpoolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea do të paraqitet pa sponsor në pjesën e përparme të fanellës në ndeshjen hapëse të sezonit të Premierligës ndaj Liverpoolit të dielën.

Kompania e teknologjisë ‘Infinite Athlete’ është në prag të arritjes së një marrëveshjeje për t'u bërë sponsori i ri i Chelseat, që do të vendoset në pjesën e përparme të fanellës. Megjithatë, kontratat nuk do të finalizohen në kohë që gjigantët amerikanë të shfaqen në bluzat e famshme të kaltra për ndeshjen kryesore të së dielës kundër Liverpoolit në Stamford Bridge.

Mason Burstow Chelsea 2023-24

Kërkimi i vazhdueshëm i londinezëve për një sponsor kryesor të fanellës ka qenë një nga sagat e pamundura të verës. Klubi u zhgënjye fillimisht nga rregulloret e Premierligës, më pas një reagim i tifozëve, duke i lënë ata në pozicionin e pazakontë të lëshimit të një fanelle të re pa logon e një sponsori në pjesën e përparme.

Kompleti i frymëzuar nga vitet '90 të Chelseat tërhoqi komente të mira me mungesën e një sponsori që i shtoi ndjesinë retro (kthimit në kohë). Dështimi për të arritur një marrëveshje në kohë do të thotë se lojtarët do të dalin në ndeshje me fanellat e tyre pa ndonjë sponsor në pjesën e përparme, por kjo nuk do të vazhdojë edhe për javët e tjera.

Axel Disasi Chelsea 2023-24

Të kaltrit pa sponsorë do të kërkojnë të lënë prapa ‘ankthet’ e sezonit të kaluar në ndeshjen kryesore të fundjavës hapëse, kur Liverpool viziton Londrën perëndimore të dielën pasdite.

Lajme të ngjashme