Pse Ancelottit i nevojitet të fitojë Ligën e Kampionëve për të mbajtur menaxhimin e Real Madridit
Mbretërit e mposhtën Liverpoolin me lehtësi në Anfield, por ajo paraqitje ishte e jashtëzakonshme në krahasim me atë që ka qenë një vit i vështirë deri më tani për kampionët në fuqi të Evropës. Për ta shpëtuar punën e tij si trajner i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka nevojë për ta fituar Ligën e Kampionëve, pasi shpresat për La Liga pothuajse janë humbur.
Konferencat për shtyp të Ancelottit kanë filluar të jenë të bezdisshme, pasi gjithmonë janë pyetjet e njëjta që i parashtrohen, si në lidhje me skadimin e kontratave të yjeve, refuzimin i tij të vazhdueshëm për të qëndruar te një taktikë, dhe pse Eden Hazard është përsëri i lënduar. Ai gjithashtu ngacmohet se pse Barcelona është 9 pikë para në kreun e La Ligës dhe për të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu.
.jpg)
Madrilenët kanë mbetur shumë prapa Barcelonës në La Liga, dhe do e shohin diferencën në rritje nëse humbin El Clasicon të dielën që po vjen.
Rekordi i tyre kundër Barçës këtë sezon nuk jep shenja të mira për ta, pasi tashmë kanë humbur finale e Supërkupës së Spanjës nga skuadra e Xavit, ndërsa ata janë në disavantazh 1:0 pas ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Në këtë pikë, Liga e Kampionëve është shpresa e vetme e trajnerit veteran ta ruajë punën e tij. Ai thjeshtë duhet të përfundojë punën kundër Liverpoolit sot, dhe të fitojë një edicion tjetër të Ligës së Kampionëve sepse puna e tij raportohet se tashmë varët nga ky sukses./Orselina Lazraj/

