Ancelotti insiston se Real Madridi ende ka gjasa për titull - NACIONALE

Ancelotti insiston se Real Madridi ende ka gjasa për titull

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se skuadra e tij ende nuk ka humbur gjasat për titullin kampion, pavarësisht se lëshoi pikë në derbin e Madridit ndaj Atletico Madrid, pasditen e së shtunës.

Reali u detyrua të kënaqet me një barazim 1:1 kundër Atletico Madridit, dhe do të jetë pas liderit të ligës Barcelonës me 10 pikë nëse katalunasit mposhtin Almerian në ndeshjen e tyre të ardhshme. Nëse Barca arrin fitoren, duket se do të jetë një deficit pothuajse i padiskutueshëm për mbretërit. Megjithatë, Ancelotti theksoi se skuadra e tij është ende në garë për titull.

alvaro-rodriguez-real-atleti-22-23

Ancelotti këmbënguli që Real Madridi është ende në garë dhe ky barazim nuk ua ka shuar shpresat: "Është më e komplikuar, por nuk është lamtumirë, duhet të luftojmë deri në fund dhe të shohim se çfarë do të ndodhë," tha trajneri italian në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.

Angel Correa red card Atletico Madrid 2022-23

Shpresat e Madridit në La Liga duket se po ikin. Por ata ende mund të fitojnë terren me një fitore kundër Barçës në El Clasico më 19 mars. Të dyja palët do të takohen gjithashtu në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet të enjten.

Benzema Real Madrid

Pra përballja e parë për Real Madridin pas atij barazimi do të jetë me Barcelonën në Kupën e Mbretit të enjten, përpara se të rifillojnë fushatën e tyre në La Liga me një ndeshje kundër Real Betis të dielën e ardhshme, për të vazhduar më pastaj me ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve, aty ku kanë shkatërruar tërësisht Liverpoolin në ndeshjen e parë.

Lajme të ngjashme