‘Ngec’ Real Madridi, ndalet nga Atletico Madrid në “Santiago Bernabeu”
Real Madrid ka bërë sërish një hap mbrapa në garën për titull, duke barazuar në shtëpi ndaj rivalit, Atletico.
Derbi madrilen si gjithnjë ishte tejet i zjarrtë me dy skuadrat që luftonin vetëm për pikët e plota, por epilogu përfundimtar doli të jetë 1:1.
Në pjesën e parë, asnjëra nga skuadrat nuk është që kishin shumë raste shënimi, me "Los Blancos" që dominuan në posedim dhe patën disa tentime, por jo të suksesshme.
45-minutëshi i dytë ishte shumë më interesant pasi nisën edhe tensionet mes lojtarëve. I inkuadruari Angel Correa u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një sjellje josportive.
Correa shtyu për toke mbrojtësin Antonio Rudiger, me arbitrin që e largoi direkt nga fusha.
Sidoqoftë, Atletico edhe pse me një lojtar më pak nuk u dorëzua dhe arritën të kalonin në epërsi me anë të mbrojtësit Jose Gimenez që shënoi me kokë pas harkimit të Antoine Griezmannit (78').
Por, Real Madrid nuk e pranoi të lëshonte pikë në shtëpi dhe arriti ta barazojë rezultatin me anë të talentit Alvaro Rodrigeuz i cili shënoi me kokë pas harkimit të Toni Kroos (85').
14 herë kampioni i Evropës provoi deri në fund t’i arkëtojë pikët e plota, por Atletico u mbrojt më së miri duke mos e lejuar një gjë të tillë.
Kësisoj, Real Madridit tani i vështirësohet edhe më shumë puna në luftën për titull duke qenë shtatë pikë prapa Barcelonës me 58 pikë të mbledhura, derisa katalunasit edhe kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa, Atletico renditët në vendin e katërt me 42 sosh.
Në xhiron e radhës, Real Madrid do të jetë mysafir Real Betisit, derisa Atletico Madrid e pret Sevillan.