Pronari i Chelseat e mori mendimin e një prezantuesi televiziv për riemërimin e Lampardit
Pronari i Chelseat, Todd Boehly, raportohet se është konsultuar dhe ka marrë mendimin e shokut të tij që njëkohësisht është prezantues televizioni, James Corden, për riemërimin e Frank Lampard si trajner të londinezëve.
Boehly është ende në vitin e parë të pronësisë së tij në Chelsea, por Lampard është trajneri i tretë gjatë periudhës së tij te të kaltrit. Vendimi për të shkarkuar Graham Potter befasoi shumë njerëz, por ajo që ishte edhe më befasuese ishte zëvendësimi i tij me ish-trajnerin, Lampard si trajner të përkohshëm.

Sipas The Sun, Boehly pati një ndihmë të pazakontë për të marrë këtë vendim, me yllin televiziv Corden që i dha atij disa këshilla për takimin.

Corden me sa duket u konsultua nga miku i tij Boehly lidhur me vendimin për të rikthyer Lampardin në klub në cilësinë e trajnerit kujdestar dhe drejtuesi i The Late Late Show dha vulën e tij të miratimit. Lampard ishte në krye teksa Chelsea humbi 1:0 kundër Wolves të shtunën.

Pavarësisht shpenzimeve marramendëse në verë dhe janar, Chelsea ndodhet në vendin e 11-të në Premierligë, 17 pikë larg Manchester Unitedit të vendit të katërt. Pronari amerikan shpenzoi mbi 600 milionë funte në dy afate kalimtare, pasi Chelsea rekrutoi 17 lojtarë të rinj.
Chelsea përballet me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve më 12 prill dhe menjëherë pas gjashtë ditëve ndeshja e kthimit, teksa zhvillon më 15 prill edhe ndeshjen në Premierligë ndaj Brighton. Lampard do të ketë nevojë për rezultate shpejt nëse dëshiron të shijojë diçka nga ky sezon.

