Prokuroria e Policia e Gjermanisë japin detaje për vrasjen e boksierit nga Kosova
Prokuroria e Policia gjermane kanë konfirmuar vrasjen e boksierit Besar Nimani.
“Të shtunën në mbrëmje, 9 mars 2024, një 38-vjeçar nga Bielefeld vdiq si pasojë e të shtënave në qendër të qytetit. Autori ose autorët janë në arrati”, thuhet në reagim.
Mediat kryesore gjermane kanë shkruar për rastin duke theksuar se bëhet fjalë për ish -bokserin kosovar Besar Nimani.
Tutje, në njoftim thujet se sipas gjetjeve aktuale, viktima ndodhej në zonën e Obernstrasse Klasingstrasse rreth orës 18:00 kur “një ose më shumë autorë janë afruar dhe kanë qëlluar”.
Policia thekson se shtetasi kosovar, ka vdekur në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të rënda.
“Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në zonën e qytetit Bielefeld. Vijon kërkimi për autorin ose autorët”, thuhet në njoftim.
Siç bëjnë me dije Policia dhe Prokuroria nuk ka rrezik për palët e treta të papërfshira në këtë incident, që ka përfunduar me vrasje.