Prokurori kërkon që Juventusit të dënohet me heqjen e 11 pikëve - NACIONALE

Prokurori kërkon që Juventusit të dënohet me heqjen e 11 pikëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokurori i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC) ka kërkuar që Juventusi të dënohet me heqjen e 11 pikëve, të hënën në gjykimin e ri për përfitimet kapitale të klubit torinez.

Kjo është hera e tretë që bardhezinjtë përballen ne gjyq me FIGC për përfitimet kapitale, pas dënimit me heqjen e 15 pikëve dhe më vonë apelit në Komitetit Kombëtar Olimpik të Italisë.

Në maj 2022 nisi gjykimi për këtë çështje dhe në janar 2023 Juventusi u dënua me heqjen e 15 pikëve. Klubi u ankua ndaj këtij vendimi dhe pikët iu kthyen, të paktën përkohësisht.

Juventusi akuzohet se i ka falsifikuar përfitimet kapitale përmes fryrjes së vlerave të transferimit të lojtarëve. Ankesa e klubit ndaj dënimit me -15 pikë ishte pjesërisht e suksesshme, pasi dënimi iu hoq përkohësisht në pritje të gjyqit të tretë.

Prokurori i FIGC Guisseppe Chine ka kërkuar që Juventusi të dënohet me -11 pikë, ndërsa ish-udhëheqësit e klubit Pavel Nedved , Paolo Garimberti, Assia Grazioli-Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano të pezullohen me nga tetë muaj secili.

Nëse konfirmohet dënimi, atëherë Juventusi do të binte në vendin e shtatë nga vendi i dytë, me 58 pikë, dhe do të kishte gjashtë pikë më pak se Milani në vendin e katërt.

Seanca e mëngjesit të sotëm po mbahet në ditën kur skuadra e Massimiliano Allegrit do të zbresë në fushë për t'u përballë me Empolin në Serie A.

Lajme të ngjashme