Juventusit i rikthehen 15 pikët, Milan dhe Inter rrezikojnë tani seriozisht top katërshen - NACIONALE

Juventusit i rikthehen 15 pikët, Milan dhe Inter rrezikojnë tani seriozisht top katërshen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadrës italiane Juventus i janë rikthyer 15 pikët pasi vendimi do të revokohet duke qenë në pritje për gjyqin e ri për të sqaruar më tej polemikën e fitimeve kapitale, kështu që Gjykata Federale e Apelit duhet ta rivlerësojë sërish vendimin.

Një gjyq i tillë mund të realizohet brenda një muaji ose të shkojë përtej fundit të sezonit, prandaj secili dënim që do të bie mbi “Zonjën e Vjetër” do të vlejë vetëm për edicionin 2023/24.

Kështu, me 15 pikët e kthyera, Juve tani ngrihet në pozitën e tretë në tabelë me 59 pikë, duke bërë që Roma të bie në të katërten, derisa Milan dhe Inter në pozitat pesë, respektivisht gjashtë.

Kjo gjithashtu nënkupton se pezullimet e figurave si Andrea Agnelli, Maurizio Arrivabene, Federico Cherubini dhe drejtorit aktual të Tottenhamit, Fabio Paratici janë revokuar.

FIGC nuk paraqiti asnjë provë në apel, kështu që vendin e tyre e zuri prokurori i CONI Ugo Taucer, i cili në mënyrë efektive pranoi se vendimi "ka mungesë qartësie në motivimin që duhet vlerësuar dhe vlerësuar nga një vendim i ri".

Avokatët e Juventusit kishin argumentuar që i gjithë verdikti të revokohej dhe të përfundonte këtu, por do të diskutohet përsëri, ndoshta me edhe më shumë prova që përfshijnë klube të tjera.

Do të jetë hera e tretë që Gjykata Federale e Drejtësisë duhet të vendosë për të njëjtën situatë që përfshin Juventusin.

Lajme të ngjashme