"Problemet i kemi lënë pas" - Pajtohen Erik ten Hag e Jadon Sancho - NACIONALE

"Problemet i kemi lënë pas" - Pajtohen Erik ten Hag e Jadon Sancho

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka deklaruar se ka lënë pas problemet me Jadon Sanchon, duke shtuar se ylli anglez mund të ketë të ardhme te Djajtë e Kuq.

Sancho u riintegrua në skuadrën e United në korrik, 10 muaj pasi bëri grindje publike me trajnerin në rrjetet sociale pas sugjerimit të holandezit se anësori nuk po stërvitej mjaftueshëm. Grindja bëri që Sancho të dërgohej në huazim te Borussia Dortmund në janar dhe pritej që ai të bënte një lëvizje të përhershme gjatë verës. Por Ten Hag këmbëngul se ai dhe Sancho kanë lëvizur nga mosmarrëveshja.

"Ne e lamë këtë pas nesh dhe qartësuam të gjitha. Ne e dimë nga njëri-tjetri se cilat janë standardet dhe si duam të punojmë, si duam të bashkëpunojmë dhe kemi nevojë për një ekip të mirë," u tha Ten Hag gazetarëve. "Ne folëm vetëm për standardet, nivelet, aftësitë. Kur unë mora përsipër, ju duhen lojtarë të mirë për të ndërtuar një ekip të mirë dhe ai është padyshim një lojtar shumë i mirë."

Jadon Sancho Manchester United 2024-25

Ka pasur raportime se Paris Saint-Germain është interesuar për nënshkrimin e përhershëm të Sanchos, megjithëse Ten Hag ka mbështetur fjalët e tij dhe ka zgjedhur anësorin në tre ndeshjet e fundit para-sezonale të United kundër Rangers, Arsenal dhe Real Betis.

Rikthimi i Sancho do të thotë që United ka pesë anësorë në skuadrën e parë. Amad Diallo ka pasur formë të mirë në turneun në ShBA, ndërsa Marcus Rashford gjithashtu ka bërë përshtypje – edhe pse ai mori një dëmtim kundër Betis. Antony mbetet në klub - gjithashtu i lënduar kundër Betis - ndërsa Alejandro Garnacho sapo është rikthyer në stërvitje pasi fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën.

Jadon Sancho Man Utd 2024-25

Sancho ka një ndeshje të fundit para-sezonale për të bërë përshtypje te Ten Hag - kundër rivalëve të Premierligës, Liverpool, të shtunën në Karolinën e Jugut - përpara përbaljes në Community Shield kundër Manchester Cityt më 10 gusht. Djajtë e Kuq më pas fillojnë sezonin e tyre në Premier League kundër Fulham më 16 gusht.

Lajme të ngjashme