Probleme te Manchester City, pas Haalandit lëndohet edhe Kovacic
Problmet me lëndime po rriten te Manchester City. Pasi u lëndua Erling Haaland në një miqësore me Norvegjinë, të njëjtin fat e pati edhe Mateo Kovacic, i cili u largua nga grumbullimi me Kroacinë për shkak të një shqetësimi.
Sipas The Athletic, mesfushori po ballafaqohet me një lëndim të përsëritur në kuadriceps, që do ta largojë atë për rreth dy deri në tre javë nga fushat e blerta. Kroati u tërhoq nga ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 kundër Letonisë dhe Armenisë pasi u shfaq nga stoli në barazimin 4:4 të Cityt me Chelsean. Zlatko Dalic, trajneri i Kroacisë, përmendi se Kovacic ka një problem muskulor që e shtyu atë të qëndrojë përsëri në Angli. 29-vjeçari pësoi një dëmtim të ngjashëm në shtator, gjë që e detyroi të humbiste tre ndeshje gjatë një periudhe dyjavore.

Disa lojtarë të Cityt, duke përfshirë Nathan Ake, Ederson dhe Matheus Nunes, janë tërhequr nga detyra ndërkombëtare për shkak të lëndimeve. Ake mori një goditje që e detyroi atë të largohej nga përballja me Chelsean dhe më pas u përmbajt nga bashkimi me ekipin holandez. Ndërsa, Ederson ka pasur një problem me këmbën ndaj Chelseat, të cilin e ka konfirmuar edhe mjeku i ekipit brazilian, Rodrigo Lasmar. Ndërkohë, Nunes u “shpall klinikisht i papërshtatshëm” nga Portugalia me një dëmtim muskulor.
City tashmë është në vështirësi, duke parë fitnesin e Kevin de Bruyne dhe Haaland. Belgu mbetet një mungesë për një kohë të gjatë, duke u rikuperuar nga një dëmtim i kofshës, ndërsa sulmuesi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së fundit të Norvegjisë kundër Ishujve Faroe. Nuk ka asnjë afat kohor për kthimin e De Bruyne, por është siguruar se lëndimi i Haaland "nuk është serioz".
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Ndërsa City po kalon një orar të vështirë, duke përfshirë ndeshjet kundër Liverpool, RB Leipzig, Tottenham Hotspur dhe Aston Villa, fokusi zhvendoset tek mënyra se si Guardiola menaxhon burimet e ekipit në mes të krizës së lëndimeve.
