Probleme për Romën, mësohet shkalla e dëmtimit të Paulo Dybalas - NACIONALE

Probleme për Romën, mësohet shkalla e dëmtimit të Paulo Dybalas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Paulo Dybala do të mungojë në dy ndeshjet e radhës ndaj Sheriff Tiraspol dhe Bolognas, derisa rrezikon edhe derbin kundër Napolit raportojnë mediat italiane.

Argjentinasi pësoi një lëndim gjatë barazimit 1:1 ndaj Fiorentinas, por mesa duket nuk është aq serioze sa pritej.

“Sky Sport Italia” raporton nuk ka ndonjë dëmtim në përkuljen e majtë, gjë që frikësonte personat brenda klubit duke marrë parasysh lëndimet e shpeshta të lojtarit.

Kësisoj, Dybala do t’i humbasë dy ndeshjet e radhës, kundër Sheriff Tiraspol në Ligën e Evropës dhe ndaj Bolognas në Serie A, mirëpo ka shpresë se mund të rikthehet ndaj Napolit më 22 dhjetor.

Përpos Dybalas, ndaj Bolognas në kampionatin italian nuk do të paraqitet as Romelu Lukaku shkaku i kartonit të kuq që mori ndaj Fiorentinas.

Kujtojmë, argjentinasi në rrjetin social “Instagram” komentoi për barazimin e Romës mirëpo nuk e përmendi fare lëndimin.

“Më vjen keq për rezultatin, por duhet ta mbajmë kokën lartë dhe të fokusohemi në ndeshjen e radhës. Gjithmonë së bashku. Forca Roma”, shkroi argjentinasi.

Lajme të ngjashme