Probleme për Real Madridin, lëndohet edhe Tchouameni
Real Madridi duhet t’ia dalë edhe pa shërbimet e mesfushorit Aurelien Tchouameni.
Francezi i është shtuar listës së lojtarëve të lënduar, ngase ka ndjerë dhimbje në këmbën e majtë.
Real Madridi ka konfirmuar se Tchouameni është duke u shëruar nga lëndimi, por nuk ka dhënë detaje për sa kohë do të mungojë.
Përndryshe, te “Los Blancos” të lënduar mbesin edhe Edouardo Camavinga, Dani Carvajal, Eder Militao si dhe në sfidën ndaj Las Palmas shkaku i suspendimeve mungojnë Luka Modric e Vinicius Jr.
Madrilenët kanë rastin e artë për të marrë kreun e La Liga-s, falë gabimeve të rivalëve si Barcelona e Atletico Madridi të shtunën e kaluar.
Kujtojmë, përballja mes Realit e Las Palmas do të nis nga ora 16:15.