Probleme për Ballkanin, Tekpetey shënon edhe golin e dytë për Ludogoretsin
Ludogorets ka shënuar edhe golin e dytë në shtëpi ndaj Ballkanit.
Gjiganti bullgar zhvilloi një aksion fantastik me sulmuesin Bernard Tekpetey që shënoi sërish nga afërsia.
Pas një tjetër harkimi, këtë herë nga Piotrowski – Tekpetey u gjend i harruar brenda zonës dhe me një goditje të fuqishme nga afërsia nuk i dha asnjë shans Enea Koliqit - VIDEO.
Rezultati i përgjithshëm është tani i barabartë 2:2 dhe kampionit të Kosovës i duhet së paku një gol për t’u kualifikuar tutje.