Probleme për Arsenalin, Partey mungon ndaj Tottenhamit dhe Man Cityt - NACIONALE

Probleme për Arsenalin, Partey mungon ndaj Tottenhamit dhe Man Cityt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Arsenalit Thomas Partey pritet të mungojë për gjashtë javët e ardhshme shkaku i lëndimit në stërvitje.

30-vjeçari thuhet se mori një goditje në këmbë të enjten me Federatën e Ganës që e konfirmoi përmes një komunikate zyrtare.

Siç pritej, Partey mungoi në fitoren e Arsenalit ndaj Man Unitedit të dielën por që nuk u përmend ndonjë datë se kur do të rikthehet.

Sipas “The Mail”, Partey pritet të mungojë në gjashtë javët e ardhshme, kësisoj ai do të humbet disa ndeshje të Premeirligës si derbi kundër Tottenhamit, Bournemouth dhe Man Cityt derisa mund të rikthehet ndaj Chelseas më 21 tetor.

Partey gjithashtu do të mungojë edhe dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve ndaj PSV Eindhoven dhe Lens, së bashku me raundin e tretë të EFL Cup kundër Brentford.

Mesfushori këtë edicion ishte titullar në tre ndeshjet e para me Artetan që e vendosi si mbrojtës të krahut të djathtë, ndërsa me mungesën e tij Ben White u kthye në atë pozitë derisa Gabriel dhe William Saliba ishin qendërmbrojtës ndaj Man Unitedit.

Ndërkohë, Arteta për lëndimin e lojtarit së fundmi tha: “Nuk e di. Fatkeqësisht pësoi lëndim në stërvitje dhe nuk duket mirë, na duhen të bëjmë disa testime dhe besoj se do të mungojë për disa javë”.

Lajme të ngjashme