Probleme për Arsenalin para nisjes së sezonit: Mikel Arteta konfirmon lëndimin e Gabriel Jesusit
Trajneri Mikel Arteta ka konfirmuar lëndimin e qendërsulmuesit Gabriel Jesus, i cili do të mungojë disa javë.
Mosftesa e brazilianit në “Emirates Cup” ndaj Monacos ishte befasi për të gjithë dhe e tëra ka ndodhur shkaku që ka kryer një operacion.
Trajneri Arteta pas fitores ndaj Monacos konfirmoi se braziliani është lënduar dhe do të mungojë për disa javë.
“Ai bëri një procedurë të vogël këtë mëngjes, ai është i lënduar për fat të keq”.
“Ai kishte disa shqetësime në gjurin e tij që i shkaktoi disa probleme kështu që ata duhej ta operonin”.
“Ai do të jetë jashtë për disa javë”, deklaroi shkurtimisht tekniku spanjoll.
Arteta on Gabriel Jesus knee injury: “He had a little procedure this morning, he’s injuried unfortunately”. 🚨🔴⚪️ #AFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 2, 2023
“He’s had some discomfort in his knee that caused him some issues so they had to go in”.
“He’s going to be out for a few weeks”. pic.twitter.com/A1eg3klBwG
Kjo padyshim do t’iu nxjerrë probleme “Topçinjve”, ngase Jesus edhe edicionin e kaluar ka munguar në disa ndeshje shkaku i lëndimeve.
Tani mbetet të shihet nëse Arsenali do ta kërkojë një qendërsulmues, apo t’ia besojë Nkeitah dhe njëkohësisht të mos e shesë Folarin Balogun.