Probleme për Arsenalin, Martinelli pritet të mungojë ndaj Portos - NACIONALE

Probleme për Arsenalin, Martinelli pritet të mungojë ndaj Portos

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Gabriel Martinelli pritet ta humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Portos të dielën shkaku i një lëndimi në këmbë, raporton mediumi i besueshëm britanik “The Athletic”.

22-vjeçari pësoi një dëmtim në fitoren 6:0 të Arsenalit ndaj Sheffield Unitedit vikendin e kaluar dhe kishte nevojë për mbështetje nga dy anëtarë të stafit për t’u larguar nga fusha në minutën e 64-të.

Braziliani mungoi në stërvitjen e të hënës, ndërsa trajneri Mikel Arteta në konferencë për media refuzoi t’ia mohojë kompletisht pjesëmarrjen.

“Nuk ka shumë zhvillime të reja. Kemi edhe 24 orë të mbetura dhe po provojmë t’i kemi të gjithë në formë dhe gati. Tomiyasu e bëri pjesën e parë të stërvitjes dhe Martinelli jo”.

Sulmuesi mungoi në fitoren 2:1 ndaj Brentfordit dhe pavarësisht që Arteta pas asaj ndeshje kishte deklaruar se ishte shumë pozitiv, duket se gjasat janë të mëdha që të mungojë.

Arsenali përballet me Porton në përballjen e Ligës së Kampionëve për raundin e 16-të dhe duhet ta përmbysin rezultatin për të avancuar në çerekfinale, pasi ndeshjen e parë e humbën me rezultat 1:0 në Portugali.

Martinelli u ftua nga përzgjedhësi i Brazilit Dorival Junior javën e kaluar për miqësoret ndaj Anglisë dhe Spanjës më vonë këtë muaj.

Këtë sezon ai ka regjistruar tetë gola dhe pesë asistime në 32 paraqitje për klubin londinez.

Lajme të ngjashme