Pritjes i vjen fundi, Paredes zyrtarizohet si lojtar i Juventusit - NACIONALE

Pritjes i vjen fundi, Paredes zyrtarizohet si lojtar i Juventusit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi torinez, Juventus, ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit argjentinas, Leandro Paredes. Njëherit, ky është përforcimi që besohet se do ta ndryshojë fizionominë e skuadrës.

Juventus kërkonte me çdo kusht që të përforcohej në repartin e mesfushës. Pas rikthimit të Paul Pogba, "zonja e vjetër" ka sjellë një tjetër freski në kontigjentin e lojtarëve të vet. Leandro Paredes do të jetë një alternativë e çmuar për Juventusin.

Allegri është kritikuar vazhdimisht se aplikon një lojë të bezdisshme, me pasime të ngadalta dhe i gjithë theksi për këto vështirësi është vënë te ngurrtësia e mesfushës.

Me afrimin e mesfushorit argjentinas, Juventus synon që të rikthehet fuqishëm në garën për titullin kampion në Itali, si dhe të jetë sa më konkurues në Ligën e Kampionëve, aty ku makthi e shoqëron tani e shumë dekada.

Mbi çfarë kushtesh u arritë marrëveshja për Leandro Paredes?

Juventusit iu deshën disa javë që ta gjente një gjuhë të përbashkët me PSG rreth formulës së transferimit të Paredesit.

Pasi negociatat zgjatën me javë të tëra, u përmbush edhe dëshira e vetë lojtarit, për t'u arritur një marrëveshje ku në bazë të saj është huazimi një-vjeçar me të drejtë blerjeje pas një viti, për një vlerë rreth 15 milionë euro, plus 5 milionë euro tjera.

Ky transferim vjen pasi PSG bëri disa ndryshime tjera në mesfushë, duke afruar lojtarë si Vitinha apo Renato Sanches.

Ndërkaq, Paredes pritet që ta formojë linjën e mesfushës me lojtarë të tjerë në Juventus, si Paul Pogba, Rabiot dhe të tjerë.
Krejt në fund, Juventus ka kumtuar që lojtari nuk ka shfaqur asnjë problem gjatë kryerjes së testeve mjekësore.

Pikërisht afrimi i një mesfushori kreativ ka qenë në qendër të dëshirave të drejtuesve bardhezinj. Me Paredes mendohet se Juventus i ka dhënë fund përpjekjeve për të afruar lojtarë në organikën e vet.

Pas pak më shumë...

Lajme të ngjashme