Prishtina fiton derbin ndaj Llapit, Ferizaj ndal Dritën
FC Prishtina ka arkëtuar pikët e plota në sfidën e vështirë si mysafir i Llapit (1:2), derisa Ferizaj ka arritur të ndalë në një barazim Dritën (1:1).
"Bardhëkaltërit" arritën fitore të madhe në udhëtim te Llapi i Tahir Batatinës duke fituar me rezultat të ngushtë 1:2.
Ndeshja ishte tejet interesante me dy ekipet që dhanë më të mirën qysh nga minuta e parë, me vetëm një objektiv: fitoren.
Kreshnik Uka hapi serinë e golave duke kaluar Llapin në epërsi pas vetëm 15 minutave lojë, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.
Pas një penalltie të konfirmuar edhe nga VAR-i, Uka ishte tejet i saktë duke dërguar topin në anën e majtë për të mos i dhënë asnjë shans (15').
Tutje, pavarësisht rasteve të shumta dhe lojës ofensive, asnjëra skuadër nuk i konkretizoi më rastet, kësisoj epilogu i kësaj pjesë doli të jetë 0:1.
Prishtina vazhdoi të jetë më e mirë edhe gjatë pjesës së dytë, duke arritur të dyfishojë epërsinë përmes mesfushorit të talentuar Endrit Krasniqi, që me një goditje të bukur i dha golin e dytë Llapit (58').
Sidoqoftë, Llapi nuk u dorëzua duke arritur ta ngushtojë epërsinë përmes Trimor Selimit i cili pas një aksioni të shpejtë dhe një dalje të vonshme të Nikës, arriti të realizojë nga afërsia (75').
Llapi deri në fund e kërkoi golin e barazimit, sidoqoftë nuk e arritën kësisoj Prishtina arkëtoi pikët e plota.
Prishtina tani ngritët në pozitën e dytë në tabelë me shtatë pikë, derisa Llapi zë pozitën e tretë me pesë sosh.
Nga ana tjetër, Ferizaj ka arritur të arkëtojë një pikë në shtëpi ndaj nënkampionit të Kosovës, Dritës.
Ndeshja ishte tejet interesante dhe agresive mes dy klubeve, por që në fund rezultati doli të jetë i barabartë 1:1.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, pasi asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet. Drita ishte më kërkuese duke pasur më shumë raste, por që edhe Ferizaj provoi përmes kundërzbritjeve.
Në pjesën e dytë, Drita kaloi në epërsi përmes një goli të bukur të Krasniqit (68’).
Mirëpo, vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan dy herë brenda 180 sekondave, mirëpo njëri gol u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Fillimisht, Shabani realizoi për të ngushtuar epërsinë (86’), ndërsa pastaj Ramadani shënoi nga afërsia për një përmbysje, por pas rishikimit të VAR-it, doli që ishte pozitë jashtë loje (88’).
Kështu, Drita tani renditët në pozitën e katërt në tabelë me pesë pikë të mbledhura, derisa Ferizaj qëndron në pozitën e parafundit me dy sosh.
Kujtojmë, se ditën e diele do të zhvillohet edhe një tjetër sfidë, ajo ndërmjet Ballkanit dhe Dukagjinit.