Prishtina e 'shkatërron' Trepçën '89, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës - NACIONALE

Prishtina e 'shkatërron' Trepçën '89, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar çerekfinalja e parë e Kupës së Kosovës, aty ku Prishtina u tregua pa mëshirë ndaj skuadrës mitrovicase, Trepça '89, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:1.

Prishtina që nuk po gëzon momentet më të mira të saj, pasi po lufton për një vend që çon në garat evropiane, por tjetër histori po zhvillohet në Kupë të Kosovës.

Kryeqytetasit patën punë me Trepçën '89 në Lipjan, në një përballja që nuk ishte aspak e barabartë dhe kjo u pa që në minutat e parë të takimit.

Zhvillohej vetëm minuta e nëntë, kur nga një top i kthyer nga portieri Kaçiu, Gashi asistoi me kokë dhe Leotrim Kryeziu shënoi lehtësisht për 1:0.

Prishtina dyfishoi në minutën e 25-të kur Hasan Hyseni asistoi, me Ardian Mujën që shënoi gol fantastik ndaj ish-skuadrës së tij.

Mergim Pefqeli shënoi për 3:0 në minutën e 40-të, duke gjuajtur saktë nga penalltia.

Plisat nuk u ndalën me kaq, pasi deri në fund të pjesës së parë shënuar edhe një herë. Kësaj radhe Kryeziu asistoi dhe Hyseni shënoi për 4:0.

Trepça '89 krejt çfarë bëri në këtë takim ishte një gol i shënuar në minutën e 72-të, për 4:1.

Ndërsa për rezultatin përfundimtar 5:1, u kujdes Igbal Jashari, nga familja e LEGJENDARIT Adem Jashari, në ditën që po shënohet Epopeja e UÇK-së.

Kështu me këtë fitore të thellë, Prishtina bëhet gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Kosovës, në pritje të përfundimit të ndeshjeve të tjera, për të mësuar kundërshtarin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme