Primoz Gliha tregon pse e tërhoqi Edon Zhegrovën, flet edhe për ndeshjen ndaj Andorrës - NACIONALE

Primoz Gliha tregon pse e tërhoqi Edon Zhegrovën, flet edhe për ndeshjen ndaj Andorrës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Kosovës Primoz Gliha thotë se i kërkoi Edon Zhegrovës të shënonte tre gola për t’ua mbyllur gojën tifozëve dhe gjyqtarit.

Në konferencë për shtyp, tekniku slloven nënvizoi se dëshironte t’i qetësonte të gjithë lojtarët.

“Incidenti me Zhegrovën? Fillimisht tregomni si e keni parë ju atë situatë? Sa ndeshje keni parë që ndërpriten për një orë? Të gjithë po flisnin, Muriqi mori karton të kuq. Nëntë kartonë të verdhë. Te Zhegrova të gjithë po flisnin dhe unë isha i frikësuar se dikush do të merrte të kuq. Jam këtu për t’i bërë lojtarët të qetë, nuk mund ta bëja këtë me fjalë sepse të gjithë ishin të zemëruar. E kapi nga dora dhe i thashë ‘E shikon portën, shëno tre gola dhe iu jep përgjigje tifozëve dhe gjyqtarit’. E di që dikush e sheh ndryshe”.

Kemi një ekip të ri me të cilin janë të përfshirë disa futbollistë nga Superliga e Kosovës. Është e qartë se kemi disa mungesa, por është një rast i mirë për këta lojtarë që ta tregojnë përformancën e tyre dhe të na bindin që duan të jenë pjesë e Kosovës”.

Ndërkohë, sa i përket ndeshjen ndaj Andorrës – Gliha deklaroi se do të jetë vështirë shkaku i mbrojtjes.

Në këtë situatë mund të themi se kemi një skuadër të re, sepse kemi shumë mungesa. Andorra është ekip që të luhet futboll, luajnë mbrojtje shumë të ngjeshur, prandaj është shumë vështirë që të shënohet gol, por në futboll nuk dihet se çfarë ndodh. Për mua është e rëndësishëm që futbollistët nga liga e Kosovës të bëjnë paraqitje të mira, meqenëse iu ka dhënë shansi”.

“A i ftuat lojtarët shkaku i presionit? E keni parë ndeshjen ndaj Zvicrës, në atë takim luajti Meriton Korenica që ishte pjesë e Superligës së Kosovës. Nëse dikush nga liga e Kosovës luan ndaj Zvicrës, atëherë mund të luajë edhe kundër Andorrës”.

Lajme të ngjashme