Primoz Gliha: Jam gjenerali, Kosova është ushtria
Përzgjedhësi Primoz Gliha thotë se është gjeneral dhe duhet të vijojë ta drejtojë ushtrinë (Kosovën).
“Dardanët” morën një pikë të artë në “Fadil Vokrri”, falë një goli të vonshëm të Vedat Muriqit në sekondat e fundit të kohës shtesë.
Pas ndeshjes, Gliha është ndarë shumë i lumtur me fitoren pasi Kosova arriti të kthehet dy herë në lojë pavarësisht që ishte në disavantazh.
“Është shumë e rëndësishme që shënuam dy herë për ta barazuar rezultatin. Problemi është se po pësojmë gol, prandaj na duhet të rikuperojmë rezultatin. Duhet ta ndryshojmë këtë gjë sepse po e nisim me shumë vështirësi”.
Tutje, tekniku slloven nënvizoi se duhet ta drejtojë Kosovën meqenëse është gjeneral dhe që ushtria është ekipi.
“Loshaj u lodh dhe s’kishim futbollistë për ta zëvendësuar në atë pozitë, prandaj vendosa Vojvodën një lojtar që ka shumë përvojë. Është çështje taktike. Mund të befasoheni, por unë jo”.
“Unë jam gjenerali dhe ushtria është ekipi. Duhet të vazhdoj ta drejtoj Kosovën”.
Kosova është pesë pikë prapa Rumanisë dhe tre ditë më vonë do ta zhvillojë përballjen direkte, që do të ketë rol kyç për kualifikimin e mundshëm.