Pretendohet se iu kërkoi gjyqtarëve ta ndihmojnë Dritën, pezullohet Arben Zeqiri
Komisioni Disiplinor i FFK-së e ka pezulluar analistin Arben Zeqiri pasi në ndeshjen e kadetëve Drita – Ulpiana, i ka kërkuar gjyqtarëve ta ndihmojnë skuadrën nga Gjilani.
Sipas Komisioni Disiplinor, delegati ka kërkuar nga ndihmë nga të tre gjyqtarët, derisa në një moment edhe ka deklaruar “bërllog e bane, a të thash të kesh kujdes se Dritës i nevojiten pikët”.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
“Delegati Arben Zeqiri në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së kadetëve Drita – Ulpiana, sipas gjyqtarit të ndeshjes, delegati ka kërkuar nga treshja e gjyqtarëve që të ndihmohet skuadra e Dritës, pasi i duhen pikët. Ai gjatë tërë takimin dhe në mesloje ka bërë presion ndaj gjyqtarëve së bashku me trajnerin vendas. Pas përfundimit të ndeshjes delegati ju ka drejtuar gjyqtarit kryesor me fjalët “bërllog e bane, a të thash të kesh kujdes se Dritës i nevojiten pikët”. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga delegati Arben Zeqiri” si dhe nga treshja e gjyqtarëve. Afati datë: 18.04.2023 ora 13:00 Delegati Arben Zeqiri, pezullohet me mos ushtrim të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës".
