Presidenti i Sevillës: Liga e Evropës është religjion për ne - NACIONALE

Presidenti i Sevillës: Liga e Evropës është religjion për ne

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Sevillës, Jose Castro, është shprehur me vetëbesim përpara finales së Ligës së Evropës kundër Romës e cila zhvillohet nesër, duke thënë se kjo garë është si religjion për ta e duke sugjeruar se asgjë nuk duhet marrë si të përfunduar kur ke skuadrën spanjolle si kundërshtare.

Klubi spanjoll mund të thuhet me plot gojë se janë ekspertë modernë të Ligës së Evropës, pasi kanë ngritur trofeun gjashtë herë në historinë e tyre, me triumfin e tyre më të fundit në sezonin 2019/2020. Ata eliminuan Juventusin në gjysmëfinale, duke arritur një fitore të tensionuar 3:2 me rezultat të përgjithshëm.

Roma fitoi çmimin e parë të madh evropian sezonin e kaluar në Ligën e Konferencës dhe Mourinho është i etur për të ngritur një tjetër trofe në kryeqytetin italian, mes thashethemeve të ndryshme në lidhje me të ardhmen e tij në klub.

Duke folur përmes Gianluca Di Marzio dhe Sky Sports Italia, Castro diskutoi fillimisht rëndësinë e Ligës së Evropës për Sevillan.

José Castro: "In order to improve we couldn't just bring anybody in" | Sevilla FC

“Pas një viti kaq të vështirë dhe të komplikuar që kemi pasur, realiteti është se në dy muaj i kemi kthyer gjërat, kemi përmbysur situatën e ekipit, trajnerit dhe entitetit. Ne kemi mundësinë të luajmë finalen e shtatë të Ligës së Evropës. Ndoshta një klub tjetër do ta kishte humbur këtë mundësi, por ne nuk e bëmë, kjo garë është religjion për ne. Ne vazhduam përpjekjet dhe eliminuam dy skuadra të mëdha që kishin aspirata për titull si United dhe Juventus”.

Ai preku rëndësinë e tifozëve të klubit.

“Skuadra ka bërë një ndryshim me trajnerin tonë, entuziazmin e tifozëve, pavarësisht problemeve dhe distancës që janë shitur 13 mijë bileta dhe me siguri më shumë se 12 mijë do të jenë në stadium për të mbështetur ekipin”.

Presidenti i Sevillas dha mendimin e tij për Mourinhon dhe Romën.

UEFA aplica um jogo de suspensão a Mourinho e a Luís Castro | MAISFUTEBOL

“Dy skuadrat kemi trajnerë me CV të jashtëzakonshme, por Roma ka gjithashtu një potencial shumë të rëndësishëm ekonomik, por në fund të fundit në Ligën e Evropës, kur është Sevilla, nuk mund të marrësh asgjë si të mirëqenë”.

Më në fund, Castro ndau mbështetjen e tij dhe të Sevillas për portierin e Paris Saint-Germain Sergio Rico, i cili aktualisht ndodhet në spital pas një dëmtimi të rëndë në kokë.

“Kam qenë me familjen e tij në spital, ai është i yni dhe me kalimin e orëve nuk duket se po përkeqësohet. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe të fitojmë nesër për t'ia dedikuar fitoren atij”.

Lajme të ngjashme