Presidenti i Serie A-së i kërkon UEFA-s dhe FIFA-s të ndërmarrin veprime kundër dominimit të Arabisë Saudite në afatin kalimtar - NACIONALE

Presidenti i Serie A-së i kërkon UEFA-s dhe FIFA-s të ndërmarrin veprime kundër dominimit të Arabisë Saudite në afatin kalimtar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serie A-së, Lorenzo Casini, ka kërkuar nga shtëpia e futbollit botëror FIFA dhe asaj të futbollit evropian UEFA, që të ndërmarrin veprimi për të mos e lejuar këtë dominimin të skuadrave të Arabisë Saudite në afatin kalimtar, pasi sipas tij kjo i bënë dëm konkurrencës.

“Sigurisht që është një fenomen i ri, vendet e tjera kanë bërë këto lloj marrëveshjesh në të kaluarën,” tha Casini për Extra TV duke folur për transferimet e panumërta me para të mëdha të kryera nga klubet saudite në afatin kalimtar të verës.

“Ka kaluar nga faza e parë, ku paratë saudite u përdorën nga klube si Manchester City, në fazën e dytë ku ata duan të sjellin kampionët në vendin e tyre, duke u përpjekur të krijojnë një kampionat të duhur evropian. Është e qartë se FIFA dhe UEFA duhet të ndërmarrin veprime për të shmangur rrezikimin e konkurrencës, është e rëndësishme të shihet një reagim.”

Casini foli gjithashtu për sezonin e ri të Serie A-së që filloi gjatë fundjavës.

“Ne presim një sezon konkurrues siç ka ndodhur tashmë në të kaluarën. Ndoshta, edhe më të mirë se ai i vitit të kaluar.”

Lajme të ngjashme