Presidenti i PSG-së i bënë thirrje UEFA-s ta hetojë Barcelonën - NACIONALE

Presidenti i PSG-së i bënë thirrje UEFA-s ta hetojë Barcelonën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, i ka bërë thirrje shtëpisë së futbollit evropian, UEFA-s, që ta hetojë Barcelonën, pasi thotë se shitja e aseteve për të financuar nënshkrimet e reja në afatin kalimtar veror nuk ishin të drejta dhe se duhet të shikohet ligjshmëria e tyre.

Katalunasit shitën aksionet e Barça Studios, te një kompani prodhuese e brendshme, për mbi 700 milionë euro për t'i lejuar ata të shpenzojnë më shumë se 150 milionë euro për ardhjet e Robert Lewandowski, Raphinha dhe Jules Kounde. Pesë lojtarë të tjerë erdhën si lojtarë të lirë.

PSG chief Nasser Al-Khelaifi aims a dig at Barcelona as new Financial Fair Play format is launched | Daily Mail Online

A është kjo e drejt? Jo, nuk është aspak e drejt.... A është legale? Nuk jam i sigurt për këtë”, tha Al-Khelaifi në një intervistë për Politico.

Nëse ata e lejojnë këtë, edhe tjerët do ta bëjnë të njëjtën. UEFA sigurisht se ka rregullat e veta financiare dhe me siguri se ata do të shikojnë të gjitha këto gjëra.

Barcelona ishte e detyruar të shiste asestet e saja pasi La Liga ka rregulla të rrepta për regjistrimin e lojtarëve të rinj në ligën spanjolle.

Duke shitur 25 % të drejtave televizive dhe 49 % të aksioneve të Barça Studios -- të cilat janë të degëzuara me projektet WEB3 dhe Blockchain -- ata shënuan rritje dhe tani kufiri i vendosur për limitin e shpenzimeve ka shkuar nga -144 milionë euro në 600 milionë euro.

Teksa La Liga ka konfirmuar këtë transaksione, komentet e presidentit të PSG-së lënë të kuptojnë se UEFA do të gërmojë më tej për ligjshmërinë e shitjeve të aksioneve.

Komentet e fundit të Al-Khelaifit janë një përshkallëzim i komenteve që ai bëri të premten e kaluar kur ai indirekt kritikoi Barçën gjatë një fjalimi para drejtuesve të klubeve evropiane.

Barcelona: Nasser Al Khelaifi sends a warning to Barcelona regarding the club's use of economic levers | Marca

"Rregullat e reja të qëndrueshmërisë financiare janë një zhvillim pozitiv," tha Al-Khelaifi. "Por ne duhet të jemi të kujdesshëm. Nivelet e rrezikshme të borxhit dhe marrëveshjet magjike të kapitalit nuk janë një rrugë e qëndrueshme."

Borxhi bruto i Barcelonës ende qëndronte në mbi 1 miliard euro në llogaritë e fundit të disponueshme publikisht.

Përveç rolit të tij si president i PSG-së, Al-Khelaifi është gjithashtu kryetar i Shoqatës së Klubeve Evropiane; kryetar i transmetuesit me ndikim të Katarit beIN Media Group; dhe anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s.

PSG ishte në mesin e tetë klubeve të ndëshkuar për shpenzime të tepërta që nga viti 2018 nga UEFA në fillim të këtij muaji, por Barcelona nuk ishte në mesin e tyre.

Sidoqoftë, klubi katalanas ishte në mesin e 19 klubeve të tjera të përmendura që plotësuan standardin e nivelit të ulët vetëm në aspektet teknike, tha UEFA, siç janë lëshimet e bëra përgjatë pandemisë kur shumë ndeshje luheshin pa tifozë. Më pas këto skuadra janë shtuar në një listë vëzhgimi.

Lajme të ngjashme