Presidenti i PSG-së: Dua që Kylian Mbappe të qëndrojë - NACIONALE

Presidenti i PSG-së: Dua që Kylian Mbappe të qëndrojë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Paris Saint-Germain Nasser Al Khelaifi thotë se dëshiron se Kylian Mbappe të rinovojë kontratën.

Francezi thuhet se do të largohet në fundin e sezonit dhe t’i bashkohet gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Megjithatë, PSG do të provojë ta bind sërish për të mos u larguar nga “Parku i Princave” dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë Khealifi, duke deklaruar se Mbappe është çelësi i projektit.

Dua që Kylian Mbappe të qëndrojë te PSG. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe klubi më i mirë për të është PSG-ja”.

Ai është çelësi i projektit tonë”, tha ai për “Rothensenflamme”.

Real Madrid ndërkohë është në pritje të përgjigjes përfundimtare të francezit meqenëse i kanë dhënë ultimatum deri në mesin e muajit janar.

Interesim për Mbappen ka shprehur edhe Liverpool, por kjo e fundit po pret të sheh nëse francezi do ta refuzojë klubin madrilen.

Në anën tjetër nga kampi i Mbappes kanë deklaruar se deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje.

“Nuk ka asnjë marrëveshje lidhur me të ardhmen e Kylian. Nuk ka pasur diskutime për të ardhmen e tij”.

“Asnjë lloj ndikimi nuk mund të diktojë kohën e diskutimeve, reflektimeve, vendimeve të Kylian”, deklaruan ditë më parë.

Lajme të ngjashme