Presidenti i Napolit: Kohë e keqe për Garcian, por shyqyr Zoti s’e mora Enriquen
Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka pranuar se po kalon një kohë të keqe me trajnerin Rudi Garcia, por është i lumtur që s’ia ka besuar këtë pozitë Luis Enriques.
Garcia është nën presion pas këtij fillimi të ngadaltë në kreun e “Napolitanëve”.
“Jam duke kaluar një kohë të keqe me të. Jam i interesuar për atë që ndodhë brenda kompanisë. Trajneri dhe drejtori sportiv janë nën shërbimin tonë”.
“Do të bëj vendimet në kohën e duhur. Çdo vendim i shpejtë është i gabuar. Në jetë nuk është e mundur të kesh gjithçka. Është e rëndësishme ta ulësh kokën dhe të punosh fortë”.
“Kur punëson një trajner që nuk e njeh futbollin italian është vështirë, kjo do t’i ndodhte të gjithëve”.
“Është e panevojshme të fajësosh të rinjtë, futbolli nuk është si ndërtesë që do të shkatërrohej nëse nuk e ke ndërtuar mirë. Në futboll, ka incidente, lëndime dhe suspendime. Nuk ka zgjidhje matematikore për ta fituar titullin dhe besoj se do të jemi në garë deri në fund të sezonit”.
“Përpos që e zgjodha, përgjegjësia ime është që nuk mund t’i qëndroj afër çdo ditë”.
Ndër të tjera, De Laurentiis konfirmoi bisedimet me Thiago Motan dhe Luis Enriquen, ku për këtë fundit ndihet i lumtur që mori drejtimin e PSG-së.
“E intervistova Thiago Mottan, por ai nuk donte të rrezikonte një trajner që ka arritur kaq shumë”.
“E telefonova Luis Enriquen gjithashtu dhe fatmirësisht shkoi në Francë. Shikoni rezultatet që po merr. Ai nuk më bindi gjatë bisedimeve që zgjatën tre ditë. Kam telefonuar shumë trajnerë”.