Presidenti i Lazios: Cuadrado dhe Bonucci donin të na bashkoheshin, por i refuzuam - NACIONALE

Presidenti i Lazios: Cuadrado dhe Bonucci donin të na bashkoheshin, por i refuzuam

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti Claudio Lotito ka zbuluar se dyshja Leonardo Bonucci dhe Juan Cuadrado dëshironin t’i bashkoheshin Lazios, konfirmoi se Napoli e refuzoi ofertën 20 milionëshe për Ziolinskin dhe shpjegoi pse nuk do ta transferojnë Lo Celson e Tottenhamit.

Presidenti i “Biancocelesti” ka folur për disa media të shtunën, duke iu përgjigjur të gjitha spekulimeve.

Lazio po kërkon zëvendësuesin e Sergej Milinkovic-Savic, me Lotiton që ka konfirmuar se Napoli i ka refuzuar 20 milionë euro për Zielinskin.

“Ai (Zielinski) është 29 vjeç dhe kontrata i skadon më 2024. Sa vlen ai? Kam ofruar 20 milionë euro plus bonuset, por u refuzua. Tani do të bëjmë një ofertë më të ulët, sepse nuk e shet në ditën e parë atëherë oferta zbritet. Nuk merr shumë për të shpenzuar para. A dëshiron të na bashkohet? Mendoj se po”.

Ai tutje tregoi se Cuadrado dhe Bonucci gjithashtu kanë pasur dëshirë për t’iu bashkuar Lazios, por i kanë refuzuar.

“Cuadrado donte të na bashkohej, njësoi si Bonucci. Tre lojtarë që i shikuam iu bashkuan Milanit. Janë vendime për t’u bërë dhe duhet të pranoj vendimet e të tjerëve gjithashtu. Nuk po ndjeki emra përndryshe do të merrja Lo Celson dhe Parades”.

“Kemi ndarë një vendim për të nënshkruar me dy lojtarë dhe shpresoj t’i marrim. Pas zëvendësimit të Saviit, do të kërkojmë një mesfushor sulmues që nënkupton se dikush do të largohet, ngase kemi Danilo Cataldi, Marcos Antonio dhe Matias Vecino”.

Lajme të ngjashme