Presidenti i Interit: S’kam dyshime, Inzaghi mbetet këtu - NACIONALE

Presidenti i Interit: S’kam dyshime, Inzaghi mbetet këtu

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Interit Steven Zhang është i sigurt se trajneri Simeone Inzaghi nuk do të largohet pavarësisht spekulimeve për një kalim te Liverpooli.

“Reds” do të jenë pa trajner në verë ndërsa Inzaghi është ndër opsionet për ta zëvendësuar teknikun gjerman.

Megjithatë, Zhang së fundmi ka konfirmuar për “Sky Sport” se Inzaghi nuk do të largohet nga “Giuseppe Meazza”.

“Nuk ka asnjë dyshim, ne do të vazhdojmë së bashku”.

“Është trajner i shkëlqyer. Inzaghi do të vazhdojë si pjesë kryesore e projektit tonë”.

Ndërkohë, Inzaghi gjithashtu ka deklaruar se është i fokusuar për të rinovuar kontratën dhe jo për t’u larguar.

“Jam shumë i lumtur te Interi. Do të kemi kohë për të diskutuar rinovimin e kontratës, lidhja me klubin është e shkëlqyer”, u shpreh shkurtimisht ai.

Përndryshe, Inzaghi ka bërë punë të jashtëzakonshme te Interi, ku këtë sezon ka nevojë vetëm për një fitore ndaj Milanit që të shpallet kampion, derisa vitin e kaluar arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

Përballja që mund ta shpallë kampion Interin zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:45.

Lajme të ngjashme