Presidenti i Federatës Ruse e shtyri dhe e quajti tradhtar sportistin e Shqipërisë
Një skandal i madh ka ndodhur në xhudo.
Aty u përfshi Presidenti i Federatës ruse të Mundjes njëherësh zëvendëspresident i Federatës Botërore të këtij sporti, Mikhail Mamiashvili.
Teksa i dorëzoi medaljen e artë mundësit shqiptar të natyralizuar, Chermen Valiev, ai bëri gjest skandaloz, sipas Komitetit Olimpik Shqiptar.
Mamiashvili fillimisht ushtron forcë teksa i vendos në qafë medaljen Valievit dhe më pas e shtyn me duar. Dëgjohet edhe duke i thënë “tradhtar”, pasi ka zgjedhur ta përfaqësojë Shqipërinë.