Presidenti i Barcelonës: Duam t’i mbajmë Cancelon dhe Felixin - NACIONALE

Presidenti i Barcelonës: Duam t’i mbajmë Cancelon dhe Felixin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcleonës Joan Laporta ka konfirmuar planet për të blerë përfundimisht dyshen Joao Cancelo dhe Joao Felix.

Të dy portugezët iu bashkuan katalunasve në afatin kalimtar veror mirëpo vetëm në formë huazimi, pasi Barcelona s’kishte financa për t’i transferuar.

Megjithatë, si Man City ashtu edhe Atletico janë të hapura për të negociuar për shitjen e lojtarëve, që është edhe plani i Barcelonës, këtë së paku e konfirmoi Laporta.

“Jemi të interesuar që ata të qëndrojnë. Planifikojmë të nisim negociatat për një kohë të shkurtër. Deco po planifikon mënyrën më të mirë për të negociuar me Atleticon dhe Man Cityn”.

“Kemi lidhje të bukur me të dy klubet”.

Ndërkohë, trajneri Xavi Hernandez për dy lojtarët së fundmi kishte thënë: “Jemi të lumtur me të dy. Janë adaptuar dhe po kalojnë shumë mirë”.

“Natyrisht, do të donim t’i kishim edhe pas këtij sezoni”, nënvizoi ai.

E mira për Barcelonën është që si Cancelo ashtu edhe Felix e kanë prioritet qëndrimin në “Camp Nou”, andaj marrëveshja personale nuk do të jetë aspak e vështirë.

Lajme të ngjashme