Presidenti i Atleticos: Joao Felix dëshiron të mbetet te Barcelona - NACIONALE

Presidenti i Atleticos: Joao Felix dëshiron të mbetet te Barcelona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Atletico Madridit Cerezo thotë se sulmuesi Joao Felix dëshiron të qëndrojë te Barcelona.

Portugezi është duke kaluar një formë të mirë që kur u huazua te klubi katalunas, por ende nuk dihet nëse Barcelona është në gjendje ta blejë përfundimisht në verë shkaku i situatës financiare.

Është diskutuar për mundësinë që Felix të rikthehet te Barcelona, mirëpo Cerezo së fundmi deklaroi se preferenca është qëndrimi në “Camp Nou”.

“Joao Felix dëshiron të qëndrojë te Barcelona, është normale. Barcelona e do atë dhe ai dëshiron gjithashtu”.

“Ai është lojtar i shkëlqyer, përshtatet mirë. Nuk e di se si Atletico do të do të shkojë në këtë fazë, në kuptimin e kërkesës së parave”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barcelona është duke shpresuar që të arrijë marrëveshje me Atleticon për t’ia vazhduar huazimin edhe për një sezon tjetër.

Kujtojmë, dy klubet pavarësisht që janë rivalë kanë marrëveshje të shkëlqyer mes vete, ndërsa Marcos Alonso pritet t’i bashkohet Atletico Madridit si agjent i lirë në verë.

Lajme të ngjashme