Premierliga zyrtarisht e refuzon Superligën Evropiane - NACIONALE

Premierliga zyrtarisht e refuzon Superligën Evropiane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampionati anglez Premierliga ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke konfirmuar që e refuzojnë çdo koncept të Superligës Evropiane.

Gjykata ndërkombëtare i dha të drejtë Superligës Evropiane, duke njoftuar se UEFA nuk ka të drejtë më t’i ndalojë klubet së bashkuari këtij kompeticioni.

Megjithatë, deri më tani gjigantët evropianë kanë refuzuar zyrtarisht Superligën Evropiane, me Premierligën që lëshoi një deklaratë së fundmi.

Premierliga rikonfirmoi se nuk iu intereson Superliga Evropiane dhe nuk e miratojnë asnjë koncept të saj.

Vendimi i sotëm nuk miraton Superligën – dhe Premierliga League vazhdon të REFUZOJË çdo koncept të tillë”.

Mbështetësit janë të një rëndësie jetike për lojën dhe ata e kanë bërë të qartë herë pas here kundërshtimin e tyre ndaj një kompeticioni “të shkëputur” që shkëput lidhjen mes futbollit vendas dhe atij europian”.

Premierliga rithekson angazhimin e saj ndaj parimeve të qarta të konkurrencës së hapur që mbështesin suksesin e garave të klubeve vendase dhe ndërkombëtare”.

Futbolli lulëzon në konkurrencën e krijuar nga promovimi dhe rënia, kualifikimi vjetor i bazuar në merita nga ligat vendase dhe kupat në garat ndërkombëtare të klubeve dhe rivalitetet dhe ritualet e gjata që vijnë me fundjavat që rezervohen për futbollin vendas”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.

Lajme të ngjashme