Premierliga publikon orarin për edicionin 2023/24, sezoni nis me derbin Chelsea – Liverpool
Premierliga ka bërë publike orarin për edicionin e ardhshëm 2023/24.
Qysh në xhiron e parë, tifozët do të kenë kënaqësinë ta shohin një derbi anglez, këtë herë ndërmjet Chelseas dhe Liverpoolit.
Manchester City si kampion i Anglisë do ta nis sezonin si mysafir i Burnley, skuadër kjo që portier kryesor e ka kosovarin Arijanet Muric.
Në anën tjetër, Arsenal do të ketë punë ndaj Nottingham Forestit derisa Manchester Unitedi do ta pres Wolvesin.
Sfidë tjetër që pritet të jetë interesante në xhiron e parë është ndërmjet Newcastle Unitedit dhe Aston Villas.
📣 #PLFixtures for the 2023/24 season have arrived!
— Premier League (@premierleague) June 15, 2023
Kujtojmë, sezoni i ri do të nis më 11 gusht 2023, derisa derbi mes Chelseas dhe Liverpoolit zhvillohet të dielën më 13 gusht 2023.