Potter lë derën hapur që Kepa të startojë para Mendyt ndaj Milanit - NACIONALE

Potter lë derën hapur që Kepa të startojë para Mendyt ndaj Milanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i ri i Chelseas, Graham Potter, ka thënë se nuk dëshiron të cilësoj asnjërin nga Edouard Mendyn apo Kepa Arrizabalaga si portier i parë te skuadra e tij, kështu duke lënë mundësinë që portieri spanjoll të startojë nga fillimi në ndeshjen kundër Milanit.

Dilema më e madhe e trajnerit që erdhi nga Brighton te Chelsea pas shkarkimit të Thomas Tuchel, është pozita e portierit, se kujt duhet t’i besohen dorëzat e titullarit.

Edouard Mendy Kepa Arrizabalaga Chelsea

Në fakt lëndimi i Mendyt ia ka bërë jetën më të lehtë trajnerit në dy ndeshjet e para të tij në krye të ‘të kaltërve’, por tani ka ardhur koha pasi senegalezi është kthyer dhe do duhet të vendos ndërmjet të dy portierëve, kjo duhet të bëhet qysh sot në ndeshjen ndaj Milanit.

Graham Potter comments on Chelsea target during press conference - Sport Feedly

I pyetur për çështjen e portierëve në konferencën para ndeshjes me kuqezinjtë, Potter tha: “Nëse shikoni se çfarë kemi përpara gjatë gjashtë javëve të ardhshme, është një program i jashtëzakonshëm. Kështu që nuk nxitoj të etiketoj dikë si numri një apo dy.

Së pari, unë dua të ndihmoj Kepën të shijojë futbollin e tij dhe të luajë në një nivel vërtet të mirë, gjë që mendoj se e bëri kundër Crystal Palace.

Kepa Arrizabalaga Conor Gallagher Chelsea Crystal Palace 2022-23

Më pas dua ta ndihmoj Eddie të fitojë formë dhe të jetë gati për të luajtur, gjë që ai e ka bërë shumë mirë deri më tani. Pastaj ne kemi dy portierë dhe në një botë ideale, ju lejoni futbollin të vendosë. Ne kemi dy portierë në të cilët besojmë vërtet dhe kjo është një situatë e mirë për ne."

Edouard Mendy Chelsea 2022-23

Mendy që nga ardhja e tij te Chelsea në vitin 2020 nga Rennes, ishte titullar në portë si i padiskutueshëm, duke i zënë vendin Kepas që kishte ardhur dy vite më herët si një nga portierët më të shtrenjtë në histori të futbollit. Por tani pozicioni i senegalezit është vënë në dyshim edhe nga tifozët pas formës së dobët të treguar në ndeshjet e para të Premierligës, ndërsa spanjolli ka treguar ndeshje të mira në dy paraqitjet e fundit, në barazimin kundër Salzburg në Ligën e Kampionëve dhe fitoren në fundjavë ndaj Crystal Palaces.

Potter ka thënë se Mendy është kthyer në stërvitje në ditët e fundit, por që për ndeshjen që luhet sot kundër Milanit, favorit për të filluar mbetët Kepa, teksa Mendy mund të luajë të shtunën ndaj Wolves.

Lajme të ngjashme