Potter: Kemi nevojë për kohë për t’u përmirësuar - NACIONALE

Potter: Kemi nevojë për kohë për t’u përmirësuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Graham Potter deklaroi se është i pakënaqur me një pikë që skuadra e tij arkëtoi mbrëmë, pas barazimit 0:0 në “Stamford Bridge” kundër Fulhamit.Ai deklaroi se skuadrës së tij i duhet kohë për t’u përmirësuar.

Mbrëmë sado që luajtën blerjet e reja për Chelsean dhe pavarësisht mbështetjes së madhe të publikut të vet, skuadra u ndal vetëm me një barazim pa gola kundër Fulhamit.

Potter një dështim të tillë për t’i arkëtuar tre pikët e arsyetoi me faktin se disa lojtarë ende nuk e kanë fituar ritmin optimal të lojës për arsye të ndryshme.

"Ka zhgënjim, sepse nuk kemi fituar. Mungonte paksa ndërveprim. Vërehej se kishte shumë lojtarë që rikthehshin nga lëndimi ose që ishin për herë të parë si titullarë në fushë", tha ai.

Tutje, ai mendon se skuadra ka nevojë për kohë që të përmirësohet, edhe pse vlerësoi se shenjat e progresit vetëm se janë duke u parë.

"Luanim ndaj një të fortë në mbrojtje dhe shumë mirë të organizuar. Duhet të jemi të zemëruar me pikën e marrë, por jemi duke u përmirësuar si skuadër dhe do të mësohemi nga përvoja. Kemi nevojë për kohë për t'u përmirësuar", përfundoi ai.

Në shtatë ndeshjet e fundit Chelsea ka shënuar vetëm dy fitore, por edhe tre barazime e dy humbje.

Londinezët për momentin zënë pozitën e 9-të me 30 pikë. Pas investimeve të mëdha që bëri klubi gjatë afatit kalimtar dimëror presioni te trajneri për të arritur rezultate konform cilësisë që posedon skuadra dhe ambicieve që ka, është rritur ndjeshëm.

Lajme të ngjashme