Portugalia e përgatitur për të fituar pa Ronaldon, thotë trajneri Roberto Martinez
Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, thotë se kombëtarja që udhëheqë ai është e gatshme për të fituar ndeshjet pa Cristiano Ronaldon, pasi shkatërruan Luksemburgun natën e kaluar.
Portugalia regjistroi një fitore rekord 9:0 ndaj Luksemburgut në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024 të hënën pa Ronaldon që t’i drejtonte ata drejt tre pikëve. 38-vjeçari u pezullua për këtë ndeshje pasi mori tre kartonë të verdhë. Pavarësisht se ylli dhe kapiteni i tyre më i madh nuk u paraqit për skuadrën ditën e ndeshjes, Portugalia e kaloi me lehtësi Luksemburgun me nga dy gola që shënuan Goncalo Inacio, Goncalo Ramos dhe Diogo Jota. Treshja e Ricardo Horta, Bruno Fernandes dhe Joao Felix shënuan nga një gol secili për të përfunduar humbjen.
.png?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Një Martinez i kënaqur pohoi se skuadra e tij tani është gati të fitojë ndeshje në mungesë të Ronaldos, megjithëse, ai gjithashtu deklaroi se pesë herë fituesi i Topit të Artë mbetet një pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Duke folur me gazetarët pas përballjes në Luksemburg, Martinez tha: "Cristiano është një pjesë shumë e rëndësishme e këtij ekipi, gjithashtu Pepe. Ata kanë një nivel dhe mënyrë pune, që i japin ekipit tonë vlerë të rëndësishme. Ne duhet t'i japim mundësitë, me Gonçalo Ramos dhe Jota që treguan se çfarë mund të bëjnë. Ronaldo ka përvojë dhe një mënyrë të veçantë të tregojë praninë e tij, nuk kemi nevojë të krijojmë dyshime apo krahasime. Ky ekip është i përgatitur të fitojë edhe pa Cristianon."

Fitorja ndaj Luksemburgut ishte fitorja më e madhe ndërkombëtare e Portugalisë deri më sot. Portugalia tani ka 18 pikë nga gjashtë ndeshje në kualifikueset për Euro 2024 dhe është në krye të Grupit J.