Portugalia bindëse ndaj Finlandës - NACIONALE

Portugalia bindëse ndaj Finlandës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portugalia ka shënuar fitore bindëse në miqësoren ndaj Finlandës.

Pavarësisht disa mungesave, përfshirë Cristiano Ronaldon – portugezët ishin mahnitës duke triumfuar me rezultat 4:2.

Qendërmbrojtësi Rubin Dias i dha epërsinë Portugalisë me një gol nga gjashtë metra distancë duke shënuar me kokë (16’).

Ndërsa, ishte Diogo Jota që e dyfishoi rezultatin me një gol fantastik për të mos i dhënë asnjë shans portierit Hradecky (45+4’).

Dominimi i Portugalisë vazhdoi me Bruno Fernandes që u përkujdes për golin e tretë, pas një asistimi të Conceicaos (55’).

Finlanda pastaj nisi të këndellet duke e ngushtuar epërsinë me anë të Teemu Pukki, që mori një asistim nga Robin Lod (73’).

Pukki arriti ta tund rrjetën edhe për herën e dytë pas një asistimi të Matti Peltolas (77’), vetëm katër minuta më vonë.

Megjithatë, Portugalia e vulosi fitoren sërish me Fernandes, që prapë mori një asistim nga Conceicaos dhe e dërgoi në rrjetë me një finalizim fantastik (84’).

Portugalia ndërkohë do ta zhvillojë edhe një miqësore pas katër ditëve, si nikoqir i Kroacisë.

Lajme të ngjashme