Portieri më i mirë i vitit nga FIFA: Martinez fiton në garë me Courtois e Bounou - NACIONALE

Portieri më i mirë i vitit nga FIFA: Martinez fiton në garë me Courtois e Bounou

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Në Paris të Francës është duke u mbajtur ceremonia e më të mirëve të vitit nga FIFA për vitin 2022, aty ku do të shpërndahen disa çmime individuale. Çmimi i parë në rend ishte ai për portierin e vitit, ku në garë ishin Emiliano Martinez, Thibout Courtois dhe Yassine Bounou, ndërsa më i miri u zgjodh argjentinasi.

Martinez, që ndonëse nuk pati ndonjë vit të suksesshëm me skuadrën e tij, Aston Villa, ai ishte një nga më meritorët që Argjentina fitoi Kupën e Botës 2022 në Katar, duke qenë disa herë vendimtar me pritjet e tij në ndeshje gjatë penalltive.

Në garën për portierin e vitit, ai mposhti Courtoisin e Real Madridit që fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën dhe Bounou të Sevillës, që shkroi historinë me kombëtaren e tij, Marokun, duke arritur deri në gjysmëfinale.

Ndërsa në konkurrencën e grave, çmimin për portierin më të mirë të vitit nga FIFA gjatë vitit 2022 e fitoi anglezja, Mary Earps, lojtare e gjigantit anglez, Manchester United.

Lajme të ngjashme