Portieri i Argjentinës: Po luajmë kundër gjithë botës - NACIONALE

Portieri i Argjentinës: Po luajmë kundër gjithë botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, i cili është një nga më meritorët pse kombëtarja e tij është në finale të Kupës së Botës, ka thënë se të gjithë duan humbjen e jug-amerikanëve.

30-vjeçari ishte vendimtar për Argjentinën, por ndeshja më e mirë e tij, lehtësisht mund të themi se ishte kundër Holandës, ku priti dy penallti.

Emiliano Martinez

Ai pati paraqitje solide ndaj Kroacisë dje në fitoren 3:0 në gjysmëfinale, që do të thotë se jug-amerikanët kanë mundësinë për të luftuar për trofeun e madh që i mungon atyre që nga viti i largët 1986.

Argjentinasit e nisën keq kampanjën në Katar, duke humbur ndeshjen e parë 2:1 ndaj Arabisë Saudite dhe Martinez beson se kjo humbje bëri që lojtarët të luftojnë deri në pikën e fundit të energjisë për të provuar ata që dyshonin në kualitetin e tyre.

Emiliano Martinez Argentina World Cup

Thjesht nuk mund ta besoj. E humbëm ndeshjen e parë. Papritur gjithçka u përmbys. Njerëzit dyshonin në ne. Sigurisht ne humbëm serinë prej 36 ndeshjeve pa humbje. Kundër Meksikës, pjesa e parë ishte paksa e dobët. Të gjithë donin që ne të humbnim, pra ishte ne kundër gjithë botës. Jam shumë krenar që ky grup prej 26 djemve janë të gjithë luftëtarë dhe ne kemi edhe 45 milionë argjentinas prapa nesh.

Emiliano Martinez remembers the moment Lionel Messi asked for a picture with him - Football España

Martinez gjithashtu ka lënë mënjanë shqetësimet se kapiteni i Argjentinës Lionel Messi ka një lëndim dhe siguroi se kapiteni do të jetë i aftë për finalen. "Jo, jo [ai nuk është i lënduar]. Ne luajtëm 120 minuta kundër Holandës, ishte një lojë e vështirë për të, por ju mund të shihni se ai dëshiron të përfundojë çdo lojë," tha ai. "Fizikisht ai është shumë i mirë dhe ai është lojtari i më i mirë i ndeshjes në të gjitha takimet”.

Pas fitores komode ndaj Kroacisë në gjysmëfinale, Argjentina tani fillon përgatitjet për ndeshjen finale, ku do të përballet [18 dhjetor] me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Francës e Marokut që zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00.

Lajme të ngjashme