Portieri i Argjentinës Martinez i shet dorezat e Kupës së Botës për bamirësi - NACIONALE

Portieri i Argjentinës Martinez i shet dorezat e Kupës së Botës për bamirësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dorezat e veshura nga portieri i Kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martinez, në finalen e Kupës së Botës 2022, janë shitur për 42 mijë euro në një ankand.

Të ardhurat do të dhurohen për ta ndihmuar Spitalin e Kancerit të Fëmijëve në Argjentinë.

“Në finale të Kupës së botës nuk luan çdo ditë, andaj këto doreza janë të veçanta për mua. Por nëse është e mundur, të ndihmosh fëmijët është më mirë sesa t’i varësh në një kornizë në shtëpinë” tha Martinez.

Martinez u shpall si portieri më i mirë i Kupës së Botës 2022, dhe më pas si portieri më i mirë sipas FIFA-s për vitin 2022.

Numri një i Aston Villës ishte ndër më meritorët për triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës për herë të parë që prej Botërorit 1986.

Në finale, ai e ndali një goditje të Kolo Muanit ballë për ballë me të në kohën shtesë të vazhdimeve në finale, dhe pastaj dy penallti gjatë ekzekutimit të tyre. /Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme