Policia e Kolumbisë vazhdon kërkimin për babain e Luis Diazit - NACIONALE

Policia e Kolumbisë vazhdon kërkimin për babain e Luis Diazit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool është duke vazhduar ta mbështesë sulmuesin Luis Diaz, me policinë e Kolumbisë që është duke vazhduar ta kërkojë babain e lojtarit.

Prindërit e Diaz u kindapuan gjatë vikendit të kaluar, ku nëna e tij u shpëtua por ende nuk ka detaje të reja mbi babain e lojtarit.

Asistenti Pep Lijnders ka konfirmuar se Liverpool është duke bërë gjithçka që duhet për t’i qëndruar pranë lojtarit.

“Provojmë ta mbështesim sa më shumë që mundemi, shumë gjëra janë jashtë duarve tona”.

“Mendoj dhe besoj se është vetëm Liverpooli që lojtarët e dinë se po bëjmë gjërat që duhet. Nuk është për mua ta them se çfarë po bëjmë për Diazin”.

“Për derisa ai e di është në rregull dhe ne lutemi. I tërë klubi është prapa tij, ai ka këtë ndjenjë prandaj është mirë”.

“Autoritetet po bëjnë gjithçka, gjithçka që dëgjojmë është se janë duke bërë çmos, kjo është gjëja më e rëndësishme që familja e tij të jetë në rregull”.

Që kur ndodhi ky incident Diaz nuk ka luajtur për skuadrën angleze, duke qëndruar pranë familjes më shpresën që Policia ta gjejë babain e lojtarit.

Lajme të ngjashme