Pogba: Premierliga dhe Serie A dallojnë në vetëm një pikë - NACIONALE

Pogba: Premierliga dhe Serie A dallojnë në vetëm një pikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i kthyer në Juventus nga Manchester United, Paul Pogba, në pjesën e dytë të intervistës së tij për GQ Magazine ka folur rreth dallimit të Premierligës dhe Serie A-së, për të cilën tha se ajo e para dallon vetëm për nga fuqia më e madhe ekonomike dhe kjo e bënë më të fortë se kampionati italian.

Reprezentuesi francez lëshoi ​​një intervistë të gjatë me revistën italiane, duke diskutuar rikthimin e tij në Allianz Stadium dhe duke premtuar se do të ‘punojë fort’ për t'u kthyer në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.

Paul Pogba returns to training with Juventus - Football Today

“Kjo është një fanellë e veçantë, ajo sjell më të mirën nga unë. Ne kemi ndërtuar një histori të mrekullueshme këtu dhe nuk e kam harruar kurrë këtë ekip, edhe kur isha në Manchester. Nuk kam pasur kurrë dyshime se ky ishte vendi më i mirë për mua”, tha ai në pjesën e dytë të intervistës së tij.

“Seria A është gjithmonë ndër ligat më sfiduese. Ndryshimi i vërtetë me Premierligën është fuqia ekonomike, por në aspektin futbollit, Italia mbetet ndër më të mirat në botë pavarësisht gjithçka.

“Nuk ka shumë dallim mes Juventusit dhe Manchester United. Një top klub është një top klub. Juventusi ka qenë gjithmonë më i miri në Itali”, vazhdoi ai.

“Tani këtu kanë ambiente edhe më të mira stërvitore, janë përmirësuar falë të njëjtit mentalitet. Ne duam gjithmonë të fitojmë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë.”

Francezi bëri 178 paraqitje me karakter garues me gjigantët e Serie A-së gjatë një periudhe katërvjeçare në klub midis vitit 2012 dhe 2016, duke shënuar 34 gola.

Paul Pogba, back to Juventus this summer

Ai ka punuar nën drejtimin e Antonio Contes dhe Allegrit në Juventus.

Më pas ai iu bashkua Manchester United në një marrëveshje prej 100 milionë eurosh në verën e vitit 2016, duke shënuar 39 gola në 233 paraqitje në Old Trafford.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018 është rikthyer tani në Torino, duke nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me bardhezinjtë. Ai ende nuk e ka bërë paraqitjen e tij të parë zyrtare me klubin këtë sezon, pasi ka pësuar një dëmtim të meniskut gjatë përgatitjeve në para-sezon.

Lajme të ngjashme