E thotë ish agjenti: Van de Beek ishte i zhgënjyer që Pogba luante para tij pavarësisht që vonohej në stërvitje - NACIONALE

E thotë ish agjenti: Van de Beek ishte i zhgënjyer që Pogba luante para tij pavarësisht që vonohej në stërvitje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Donny van de Beek kishte mbetur i zhgënjyer me klubin e Manchester Unitedit për trajtimin e veçantë që i bënin Paul Pogbas.

Holandezi kaloi në "Old Trafford" nga Ajax në verën e vitit 2020, por që kishte kohë shumë të limituar që nga momenti kur arriti në Angli.

Ai pastaj kaloi huazim te Everton në janarin e 2022 në mënyrë që të fitojë minuta më shumë, por 25-vjeçari e kishte problem pse United po e trajtonte në mënyrë të veçantë Pogban.

Ish agjenti i tij, Guido Albers për "Voetbal Primeur" ka treguar në detaje zhgënjimin që kishte atë kohë holandezi.

"E pashë të zhgënjyer për mënyrën si ishte duke u trajtuar nga Manchester United dhe ai e pa nga afër se çfarë bëra që ta ndryshoja situatën. Por, që nga ajo ditë ai nuk u lejua të largohet nga Man United, ishte përfundimtare".

"Në Holandë, Donny kishte tërë vlerësimin, paraqitjet e mira dhe ishte shumë i dashur nga tifozët. Në Manchester United, ai asnjëherë nuk luajti. Lidhjet mes tij dhe klubin ishin tejet të këqija".

"Ai duhet të garonte përballë Paul Pogba, që raportohej se vonohej, thoshte më vjen keq dhe i lejohej të luante në vendin e një djali që ishte në stërvitje për 10 orë në ditë për tetë javë, që t'iu dëshmonte se ishte i mirë mjaftueshëm".

"Pastaj këtë zhgënjim e pashë të hedhur tek unë. E kuptova se cfarë mos luajturi i bëri në anën mentale. Duhet të shikoja më herët: Si mund ta ndihmoja?".

Van de Beek zhvilloi 53 paraqitje për United, por shumica e tyre erdhën duke nisur nga stoli.

Pavarësisht rikthimit të Pogba te Juventus si agjent i lirë në vitin 2022, holandezi tani duhet të garojë me Christian Eriksen, Bruno Fernandes, Scott McTominay, Fred dhe Casemiro.

Në anën tjetër, Man United që ka marrë katër fitore radhazi në Premierligë, do të rikthehet në "aksion" të dielën, ku do të përballen me rivalin lokal, Manchester City.

Lajme të ngjashme