Pogba nxit spekulimet për një transferim në Lindjen e Mesme (VIDEO) - NACIONALE

Pogba nxit spekulimet për një transferim në Lindjen e Mesme (VIDEO)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli francez, Paul Pogba, ka lënë hapësirë për spekulime te tifozët për të ardhmen e tij, pasi gjatë një vizite në Arabinë Saudite ai u pa në një video duke u përgjigjur për një transferim të mundshëm në Lindjen e Mesme.

Në një video, e cili është shpërndarë gjerësisht në internet gjatë mbrëmjes të së dielës dhe mëngjesit të së hënës, Pogba u pyet drejtpërdrejt nëse ai po mendon të bashkohet me një skuadër saudite.

Ai u përgjigj: “Kush e di. Tani, jo. Sot, jo. Nesër nuk e dimë.”

Më pas, i pyetur konkretisht nëse do t'i bashkohej Al Ittihad apo Al Ahli, Pogba përsëri u përgjigj: “Nuk e di, do të shohim”.

Të hënën në mëngjes, La Gazzetta dello Sport konfirmoi se një ndërmjetës ishte takuar së fundi me një individ që përfaqësonte Rafaela Pimentan, agjentin e Pogbas, në mënyrë që të kuptonte më mirë disponueshmërinë dhe gjendjen fizike të lojtarit.

Burime pranë La Gazzettas gjithashtu besojnë se Pogbas i është dhënë një propozim për kontratë trevjeçare, me vlerë 100 milionë euro në sezon.

Pogba tashmë është rikthyer në stërvitje me Juventusin, por takimi i parë me skuadrën në Torino ndodhi sot në mëngjes pasi Massimilano Allegri dhe skuadra e tij zyrtarisht kanë nisur para-sezonin.

Lajme të ngjashme