Pogba: E refuzova ofertën e Guardiolas për t’u kthyer te Juventusi
Mesfushori Paul Pogba e ka konfirmuar se e ka refuzuar ofertën e trajnerit Pep Guardiola për t’u rikthyer te Juventusi.
Francezi më në fund theu heshtjen duke dhënë intervistë për disa media të ndryshme, si Sky Sports, ESPN dhe La Gazzetta dello Sport.
Ndër të tjera, ai u pyet nëse vërtetë e ka refuzuar shansin për të punuar me Guardiolan, ku Pogba deklaroi shkurtimisht: “Po, është e vërtetë”.
Pogba sërish e bëri me dije se dëshiron të rikthehet sa më parë në fanellën e Juventusit, andaj nuk është që konsideron shumë opsione, përfshirë rivalin AC Milan.
“Ibra është legjendë, mund t’i sjellë shumë Rossonerëve me eksperiencën e tij, por Zlatan e di që jam nën kontratë me Juventusin”.
“Tani, është e pamundur. Nuk e shoh vetën në një fanellë tjetër. Fokusi im është që të kthehem sa më parë në fanellën e Juventusit”.
Pogba përndryshe e këshilloi trajnerin Max Allegri të shkojë në Angli, me raportimet që e lidhin me Manchester Unitedin.
“Gjithnjë i kam thënë Allegrit se një fanellë s’është e mjaftueshme për mua. Organizuam një darkë kur u largua nga Juve dhe ai pagoi për të gjitha”.
“E shoh Max që do të kalonte mirë në çdo vend, por nuk jam agjenti i tij. Shpresoj që të përfundoj në Angli”.