Pogba: Atë që bëri Ronaldo në sezonin 2007/08 nuk e ka bërë askush në histori
Mesfushori Paul Pogba thotë se asnjë lojtarë në histori nuk e ka bërë atë që bëri Cristiano Ronaldo në sezonin 2007/08 kur e fitoi Topin e Artë.
Francezi gjithnjë ka shfaqur admirimin për portugezin, me të cilin edhe ka qenë për pak kohë te “Djajtë e Kuq”.
Gjatë një bisede së fundmi me youtuberin “Ishoëspeed”, Pogba thotë se atë që bëri Ronaldo nuk e ka bërë askush në historinë e futbollit.
“Cristiano Ronaldo në sezonin që e fiton Topin e Artë me Manchester Unitedin, 2007/08 – pra kur e fiton Ligën e Kampionëve. Çfarë bëri në fushë, nuk ka asnjë lojtarë në histori që e ka bërë”.
🚨
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) November 5, 2024
PAUL POGBA says no player in the history has done what Cristiano Ronaldo did with Manchester United during the 2007-2008 season. 🤯pic.twitter.com/tAHeEJb1cZ
Pogba ishte ndër lojtarët që i qëndrojnë gjithnjë prapa Ronaldos edhe kur kritikohej vazhdimisht për rikthimin te Unitedi.
“Ai kurrë nuk ishte problemi. Është sulmuesi më i mirë në histori, nuk mund të jetë problemi. Të gjithë që e njohin Cristianon, nuk ka çfarë të flasësh më shumë”, kishte deklaruar më parë ai.
Ndërkohë, mesfushori pritet të rikthehet në fushën e gjelbër në muajin mars, ndërsa është në bisedime me Juventusin për ta ndërprerë kontratën, kësisoj do të bëhet agjent i lirë në janar.